Fatlum Nurja

Fatlum Nurja ka një përvojë 30 vjeçare si ekspert në organizata ndërkombëtare dhe në çështjet e Qeverisjes Vendore. Që prej vitit 2017 mban rolin e Zyrtarit të Lartë për Qeverisjen Vendore në Helvets/SDC. Përvojat e tij të mëparshme përfshijnë pozicione si Drejtor në HEC Vau Dejës, Zv Kryetar Bashkie në Bashkinë Shkodër, Këshilltar i Presidentit të Republikës për çështjet e Qeverisjes Vendore dhe ato të energjitikës, Ekspert i decentralizimit dhe i Qeverisjes Vendore në insitucione si: GTZ, USAID, WB, CoE, etj.

Z.Nurja ka mbaruar studimet e Larta Master në Universitetin Politeknik të Tiranës në Degën Inxhinieri Mekanike, profili Industri. Ai ka një diplomë Master në Politikat Publike dhe Zhvillimin Ekonomik të Qëndrueshem si dhe PhD në Zhvillimin Ekonomik (Tema e punimit:  Decentralizimi Fiskal – Ndikimi në Zhvillimin Ekonomik Lokal). Z. Nurja ka marrë pjesë në shumë programe trajnimi intensive për tema si “Roli i lidershipit në proçesin e planifikimit strategjik”, “Menaxhimi i burimeve njerëzore”, “Zhvillimi ekonomik lokal”, “Menaxhimi i bazës së të dhënave në njësitë e pushtetit vendor”, etj. 

Është autor i disa publikimeve:

“Të ardhurat vendore dhe autonomia fiskale Rasti i Shqipërisë” 2017.

“Huamarrja vendore si një mundësi e humbur e qeverisjes vendore në Shqipëri”.2017.

“Ndikimi i decentralizimit fiskal në zhvillimin ekonomik vendor “Rasti i qarkut Lezhë (2002-2014); 2017

“Matja e Ndikimit të Decentralizimit Fiskal në Zhvillimin Ekonomik Vendor, Rasti i Njësive Vendore Qarku Lezhë”2017

“Decentralizimi dhe pabarazitë rajonale Rasti i Shqipërisë” 2017.