Jolanda Trebicka është eksperte për qeverisjen dhe reformat në sektorin publik. Ajo ka 20 vite përvojë profesionale në fushën e zhvillimit ekonomik dhe institucional. Ka punuar 13 vite për Qeverinë e Shqipërisë. Nga 2000-2006 Zj. Trebicka ka punuar në Bankën Botërore si Specialiste e Menaxhimit të Reformave në Sektorin Publik . Që nga mesi i vitit 2006 ka punuar si eksperte në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në programe të ndryshme të asistencës teknike të financuara nga BE, UNDP, DFID, FMN dhe BB. Si eksperte e jashtme e SIGMA / OECD Jolanda ka asistuar vendet e ndryshme si Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Gjeorgjia, Ukraina dhe Egjipti në proçesin e tyre të përmirësimit të sistemeve qëndrore të zhvillimit të politikave. Aktualisht  drejton ekipin e projektit të asistencës teknike të financuar nga BE “Bashkitë për Evropën”, një projekt që po ndihmon bashkitë e Shqipërisë për të qeverisur më mirë proçeset e integrimit evropian në nivelin lokal.