Blendi Bushati

Blendi Bushati ka nje pervoje pune me shume se 20 vjecare ne fushat e qeverisjes vendore, zhvillimit vendor dhe rajonal. Ne funksione menaxheriale, ai ka punuar per hartimin dhe zbatimin e projekteve te shumta ne fushen e infrastruktures dhe zhvillimit ekonomik ne nivel vendor e rajonal ne te gjithe territorin e Shqiperise , projekte me financim nga Qeveria Shqiptare, Bankat Nderkombetare Zhvillimore dhe donatore te tjere te rendesishem ne te gjitha bashkite e vendit. Ka pergatitur dhe marre pjese si lektor ne trajnime te shumta per zyrtare e te zgjedhur te Qeverisjes Vendore. Ka punuar si ekspert ne projekte te ndryshme per studime te lidhura drejtperdrejte me qeverisjen vendore, perfshire edhe nje kontribut metodologjik si pjese e nje programi Zviceran per qeverisjen vendore per zonat funksinale si nje element kyc i reformes territoriale ne vitet 2013-2014. Ne menyre te permbledhur pervoja e tij ka qene e drejtperdrejte ne funksione vendore te lidhura me infastrukuren dhe sherbimeve vendore si dhe zhvillimin ekonomik.

Roli i z. Bushati do te jete facilitator (lehtesues) i nje prej grupeve te punes dhe eksperteve perkates, specifikisht ne lidhje me funksionet e qeverisjes vendore.