Category: Aktivitete

Strategjia e re për Decentralizimin 2022 – Workshop

Në kuadër të hartimit të Strategjisë së re Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 – 2030, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Projektin Bashki të Forta kanë zhvilluar seminarin “Rekomandime për arsimin parashkollor”.

Gjatë këtij workshopi, pas analizës dhe identifikimit të problemeve kryesore në fushën e arsimit parashkollor, u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet që do të shërbejnë në procesin e zhvillimit të Strategjisë së re të Decentralizimit në këtë fushë

Read More

Seminar pune për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

AMVV në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Projektin Bashki të Forta kanë organizuar një seminar pune për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Në këtë takim u vlerësua zbatimi i strategjisë aktuale në fushën e menaxhimit të mbetjeve si dhe u prezantuan një listë me rekomandime dhe masa që do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e dokumentave, planeve të veprimit dhe objektivave të shërbimit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për Strategjinë e re të Decentralizimit.

Read More

Konferenca e decentralizimit dhe performancës financiare

Në datë 17 qershor Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Brendshme, me prezencën e Kryeministrit, organizuan Konferencën e decentralizimit dhe performancës financiare.  Gjatë kësaj konference u vu theksi tek partneriteti midis dy pushteteve, roli i bashkive në zhvillimin ekonomik vendor dhe disiplina financiare. Në panelin e dytë, ku në fokus ishte decentralizimi, u prezantua metodologjia e hartimit të strategjisë dhe objektivat e synuara. Gjithashtu, u diskutua në detaj për arritjet dhe adresimin e sfidave dhe se si këto elemente të materializohen në politika afatgjata dhe të qëndrueshme në Strategjinë për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2023 – 2030.

Read More