AMVV në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Projektin Bashki të Forta kanë organizuar një seminar pune për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.
Në këtë takim u vlerësua zbatimi i strategjisë aktuale në fushën e menaxhimit të mbetjeve si dhe u prezantuan një listë me rekomandime dhe masa që do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e dokumentave, planeve të veprimit dhe objektivave të shërbimit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për Strategjinë e re të Decentralizimit.