Në datë 17 qershor Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Brendshme, me prezencën e Kryeministrit, organizuan Konferencën e decentralizimit dhe performancës financiare. Gjatë kësaj konference u vu theksi tek partneriteti midis dy pushteteve, roli i bashkive në zhvillimin ekonomik vendor dhe disiplina financiare. Në panelin e dytë, ku në fokus ishte decentralizimi, u prezantua metodologjia e hartimit të strategjisë dhe objektivat e synuara. Gjithashtu, u diskutua në detaj për arritjet dhe adresimin e sfidave dhe se si këto elemente të materializohen në politika afatgjata dhe të qëndrueshme në Strategjinë për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2023 – 2030.